Varri bosh

ArgumentuesiArgumentatLeave a Comment

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin


Varri i Jezusit ishte bosh. Ai është bosh akoma!
Pse varri bosh i Jezusit është një argument në favor të ringjalljes?

Faktori “Jerusalem”!

Jezusi u ekzekutua publikisht në Jerusalem. U varros në Jerusalem. Ringjallja e tij u shpall publikisht në të njëjtin qytet. Disa javë pas ringjalljes, në po atë qytet, Pjetri u shpalli gjithë banorëve se “këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!”

Ideja se lajmi për ringjalljen e Jezusit u përhap pikërisht në vendin ku çdokush kishte mundësinë të kontrollonte vendin e varrimit dhe kësisoj ta vërtetonte që trupi i Jezusit po kalbej akoma aty është e paimagjinueshme. Autoritetet judease dhe romake do të kishin shkuar te varri, do të kishin parë kufomën dhe “keqkuptimi” se Jezusi ishte ringjallur do të ishte sqaruar. Por kjo nuk ndodhi!

Reagimi i kundërshtarëve

Si reaguan kundërshtarët kur dëgjuan lajmin e varrit bosh? Ungjijtë na thonë se u përhap fjala se dishepujt e vodhën trupin e Jezusit. Pretendimi se dishepujt e vodhën trupin do të trajtohet në një argument tjetër, por për hir të argumentit rreth varrit bosh, le të ngremë pyetjen: Pse do të përhapej fjala se trupi u vodh, nëse trupi do të ishte në varr? Si mund të thuash se trupi u vodh, kur varri nuk është bosh? Kjo pikëpamje na sugjeron se edhe kundërshtarët e Jezusit e dinin dhe e pranonin faktin e varrit bosh!

Dëshmia e grave

Në kulturën romake dhe judease të shekullit të parë dëshmia e grave nuk merrej për bazë. Talmudi hebre thotë: “Çdo dëshmi që jep një grua nuk është e vlefshme.” Në këtë kontekst kulturor, nëse doje të sajoje një histori, a do të zgjidhje burimin më pak të besueshëm për ta përhapur këtë histori të rreme?
Autorët e ungjijve na thonë se gratë ishin të parat që konstatuan varrin bosh. Dhe ishin po ato që e përhapën me shpejtësi lajmin e ringjalljes së Jezusit. Shpjegimi më i mirë se përse dishepujt e përfshinë këtë detaj “turpërues” për kulturën e kohës në tregimin e tyre të ngjarjeve, është që rrjedha e ngjarjeve kështu ndodhi me të vërtetë. Nxënësit e Jezusit, nga ana e tyre, ishin të përkushtuar për ta treguar historinë siç ndodhi, pavarësisht rrezikut të lartë kulturor të mospranimit të së vërtetës.

“Të gjitha dëshmitë e sakta historike që kemi e mbështesin varrin bosh dhe studiuesit që e refuzojnë (varrin bosh), duhet të jenë të ndërgjegjshëm se baza e refuzimit të tyre është diçka tjetër e jo shkenca e historisë,” – ka thënë Uilliam Uard, profesor në Universitetin e Oksfordit.

Dëshmitë na çojnë në përfundimin se varri i Jezusit ishte bosh dhe ringjallja e tij është shpjegimi më i mirë i mundshëm!

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin

Dëgjoni argumentin në format audio

Emri juaj (kerkohet)

Email-i juaj (kerkohet)

Subjekti

Mesazhi juaj

ArgumentuesiVarri bosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *