Nga dyshues në martir

ArgumentuesiArgumentatLeave a Comment

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin


Jakobi, nga dyshues në martir

“Çfarë duhet për të të bindur që vëllai yt është Zoti?”

Pyetja e filozofit Uilliam Lajn Krejg na çon te historia e një rasti tjetër befasues në shqyrtimin e argumentave rreth ringjalljes së Jezusit, që është historia e Jakobit, birit të Jozefit dhe të Marisë, “gjysmë-vëllait” të Jezusit.

Të turpëruar nga vëllai

Kur Jezusi e filloi shërbesën e tij publike, Jakobi nuk e besoi se vëllai i tij ishte Biri i Perëndisë (shih: Gjoni 7:5).
Pa dyshim, Jakobi mori pjesë me vëllezërit e tij në talljen e Jezusit, duke thënë ndoshta gjëra të tilla, si: “A do që njerëzit të besojnë në ty? Pse nuk shkon në Jerusalem dhe të bësh spektakël me mrekullitë dhe shërimet e tua?”

Jakobi duhet të jetë ndjerë i turpëruar që i vëllai shkonte lart e poshtë, duke turpëruar emrin e familjes me deklaratat e tij të çmendura: “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6); “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjoni 15:5); “Unë jam bariu i mirë; unë i njoh delet e mia dhe ato më njohim mua” (Gjoni 10:14).

Sinqeriteti i dëshmitarëve

Si do të ishte për ju nëse vëllai juaj do të shkonte nëpër qytet, duke thënë gjëra të tilla? Natyrshëm do të ndiheshit të turpëruar.
Historiani Majkëll Likona argumenton se fakti që autorët e ungjijve e përfshijnë këtë detaj në historinë e treguar, na vërteton edhe njëherë sinqeritetin e nxënësve të Jezusit, sepse janë gati të përshkruajnë edhe detaje turpëruese për vetë ata.

Pasi Jezusi u kryqëzua dhe u varros, Jakobi po predikonte në Jerusalem.
Mesazhi i tij ishte që Jezusi vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall e është i gjallë.

Më vonë Jakobi u bë një nga figurat qendrore në kishën e Jerusalemit dhe shkroi Letrën e Jakobit. Ai e fillon atë letër kështu: “Jakobi shërbëtori i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht” (Jakobi 1:1). Më në fund, Jakobi u vra me gurë me urdhër të Ananias, kryepriftit.

Nga përqeshës në martir

Çfarë mund ta kishte ndryshuar Jakobin nga një përqeshës të turpëruar në një njeri të gatshëm për të vdekur për hyjninë e të vëllait? Mos ishte i mashtruar?

I vetmi shpjegim i arsyeshëm është ajo që lexojmë në 1 Korintasve 15:7: “Më pas [pas ringjalljes, Krishti] iu shfaq Jakobit.” Jakobi e pa Krishtin e ringjallur dhe besoi.

J. P. Moreland, profesor në Shkollën e Teologjisë “Talbot”, shpjegon domethënien e faktit që Jakobi, vëllai i Jezusit, më në fund e besoi Jezusin si Mesia: Ungjijtë na tregojnë se familja e Jezusit, duke përfshirë edhe Jakobin, ishin të turpëruar me ato që Jezusi thoshte. Ata nuk i besonin, madje e qortuan. Në judaizmin e atëhershëm ishte shumë e turpshme për një rabi, kur nuk e pranonte familja. Prandaj, autorët e ungjijve nuk kishin arsye pse ta sajonin këtë skepticizëm, po të mos ishte i vërtetë. Më vonë historiani Jozef na thotë se Jakobi, vëllai i Jezusit, që ishte udhëheqës në kishën e Jerusalemit, u vra me gurë, për shkak të besimit në vëllanë e tij. Pse ndryshoi jeta e Jakobit? Pali na thotë: Jezusi i ringjallur iu shfaq atij. Nuk ka tjetër shpjegim.”

Çfarë mund ta kishte ndryshuar Jakobin, nga një përqeshës të turpëruar, në një njeri të gatshëm për të vdekur për hyjninë e të vëllait?
Jakobi e pa Krishtin e ringjallur dhe besoi.

 

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin

Dëgjoni argumentin në format audio

ArgumentuesiNga dyshues në martir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *