Çfarë i ndodhi Saulit?

ArgumentuesiArgumentatLeave a Comment

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin


Çfarë i ndodhi Saulit 

Çfarë duhet t’i ndodhë dikujt që, nga armik i Jezusit dhe i ndjekësve të tij, i gatshëm të arrestojë e të vrasë kundërshtarët, të kthehet jo vetëm në një adhurues të vetë Jezusit, por edhe në përhapësin më të zellshëm të bindjeve të këtij të fundit?
Sauli nga Tarsi ishte një fetar i zellshëm, i përkushtuar ndaj judaizmit. Ai ishte rritur nën ndikimin e mësuesve më të mirë të ligjit hebre të kohës, gëzonte një status shoqëror të lartë, sepse ishte qytetar romak, ishte në gjendje jo vetëm të arsyetonte rreth besimit të tij, por edhe të citonte pa asnjë mëdyshje poetët grekë të kohës. Ishte një filozof i gjithanshëm dhe njohës i mirë i kulturës hebraike, greke dhe romake.
Kur Jezusi del në skenë me deklarimet e tij befasuese, që duket se hedhin poshtë të ashtuquajturat themele të besimit hebre të kohës, Sauli, natyrshëm, ndihet i kërcënuar dhe, për shkak të aftësive të tij të dalluara udhëheqëse, vihet në krye të mbrojtësve të fesë së tij, me një zell të pashoq, gati për të dënuar me vdekje kundërshtarët. Por më pas ndodh e pabesueshmja: nga persekutues i ndjekësve të Jezusit, krejt papritur, Sauli nga Tarsi ndryshon mendje, duke u bërë një nga ndjekësit më të zellshëm të ish-armikut të tij, Jezusit vetë.

Çfarë i ndodhi Saulit?

Shpjegimi më i mirë i mundshëm është dëshmia e vetë Saulit: Jezusi i ringjallur iu shfaq gjatë udhëtimit të tij për në Damask të Sirisë, një udhëtim në kërkim të arrestimit të ndjekësve të vetë Jezusit. “A nuk e pashë Jezus Krishtin, Zotin tonë?” – thotë Sauli në një letër drejtuar besimtarëve në Korint.

Disa radhë më vonë, po në këtë letër, ai thekson: “Më së fundi (Jezusi) m’u shfaq edhe mua…” (1 Korintasve 15:8).

Habia rreth transformimit të Saulit

Aq i keq ishte reputacioni i Saulit mes njerëzve të kohës, sa “të gjithë ata që e dëgjonin, çuditeshin dhe thoshnin: “Po a nuk është ky ai që në Jerusalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër (emrin e Jezusit)…?”” Teologu Ilajas Endrus bëri këtë koment: “Shumë njerëz kanë parë në transformimin radikal të këtij “fariseu prej farisenjsh” provën më bindëse për të vërtetën dhe fuqinë e besimit në të cilën ai u konvertua, si dhe vlerën dhe rolin përfundimtar të personit të Krishtit.”

Por, a nuk ndryshojnë mendim edhe sot njerëzit rreth feve?

Sauli, ndryshe nga shumë të tjerë të konvertuar në besime të ndryshme, kishte dëshmi të dorës së parë. Siç na e tregon edhe ai vetë, ndryshoi mendim sepse u përball me Jezusin e ringjallur. Si mund të shpjegohet ndryshe shndërrimi i tij nga përndjekës në të përndjekur? Përballja me Jezusin e ringjallur është ende argumenti më i mirë.

Po sikur Sauli të jetë konvertuar për përfitime personale?

Çfarë fitoi Sauli nga konvertimi i tij? Klementi i Aleksandrisë, një historian i shekullit të dytë, shkroi se Sauli “u lidh shtatë herë me zinxhirë, predikoi lajmin e mirë për Jezusin në lindje e perëndim; arriti në kufi të perëndimit; dhe vdiq si dëshmor nën sundimtarët.” Bashkë me Klementin, kemi edhe të paktën gjashtë burime të hershme që na tregojnë se Sauli vuajti vazhdimisht për besimin e tij. Madje, edhe vdiq për shkak të këtij besimi.

Historiani Majkëll Likona thotë:

“Ai s’kishte asgjë për të fituar në këtë botë – përveç vuajtjes dhe martirizimit të tij – nga sajesa e kësaj ngjarjeje.”

Sauli i Tarsit u kthye në Apostullin Pal, një nga njerëzit më ndikues në historinë e botës në 2000 vitet e fundit, për shkak të përballjes me Jezusin e ringjallur.

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin

Dëgjoni argumentin në format audio

ArgumentuesiÇfarë i ndodhi Saulit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *