Jezui vdiq për shkak të kryqëzimit

ArgumentuesiArgumentatLeave a Comment

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin


Jezusi vdiq për shkak të kryqëzimit 

Ringjallja ka kuptim nëse ka vdekje! Nuk mund të ringjallet dikush që s’ka vdekur! Kështu që siguria në vdekjen e Jezusit është kritike për vërtetësinë e ringjalljes.

A vdiq Jezusi në kryq? Po sikur t’u jetë dukur dëshmitarëve se ai vdiq? Po sikur atij t’i ketë rënë të fikët? Po sikur…

Edhe studiuesit skeptikë nuk kanë dyshime

Xhejms Tabor, një kundërshtar i krishterimit klasik, autor i librit “Dinastia e Jezusit”, mendon se Jezusi vdiq si gjithë të tjerët. “Unë mendoj që duhet të mos kemi asnjë dyshim se Jezusi vërtet vdiq, për shkak të dënimit në kryqëzimin romak.”
Jo vetëm studiues dyshues ndaj Jezusit biblik, por edhe studiues të tjerë seriozë të historisë, nuk e vënë në dyshim vdekjen e Jezusit.
Është e pamundur të lexosh historinë e Jezusit edhe të dalësh në një përfundim tjetër.

Dëshmitë e historisë

Vdekja e Jezusit përshkruhet me detaje nga të katër autorët e Ungjijve. Por kemi edhe dëshmi nga burime të tjera historike që përmendin vdekjen e Jezusit. Historiani Tacit shkroi: “Jezusi vuajti ndëshkimin e skajshëm gjatë mbretërimit të Tiberit”. Historiani hebre Jozefi na tregon që Pilati “e dënoi atë (Jezusin) me kryqëzim.”

Torturat, goditjet me kamxhik, kryqëzimi: A mund të sillnin vdekjen?

Historiani hebre Jozefi, rrëfen një rast kur ai ndërhyri te komandanti romak Titi, që të shpëtonte tre miqtë e tij që ishin kryqëzuar. Titi vendosi t’i zbriste nga kryqi të tre (megjithëse nuk e dimë sa kohë kanë qëndruar në kryq) dhe siguroi kujdesin mjekësor më të mirë të mundshëm të kohës. E megjithatë, dy prej tyre vdiqën. A mundet që Jezusi të ketë vdekur vërtet nga goditjet me kamxhik që e shkatërronin lëkurën dhe mishin e personit, nga qëndrimi në drurin e kryqit, me gozhdët të ngulura në kyçet e duarve dhe me gozhdë në kyçet e këmbëve?
“Kryqëzimi bëhet në thelb një vdekje e ngadaltë agonizuese nga asfiksia,” – thotë doktori Aleksandër Metherell. Sipas tij, për të marrë frymë në kryq, i dënuari duhej të shtynte këmbët për t’i dhënë trupit hapësirën e duhur për frymëmarrje. Por, ndërsa shtynte mbi këmbët e gozhduara, humbiste fuqitë. Kështu, frymëmarrja ngadalësohej.
“Me ngadalësimin e frymëmarrjes, personi kalon në atë që quhet acidozë e frymëmarrjes ku dioksidi i karbonit në gjak, zbërthehet në acid karbonik, duke shkaktuar rritjen e aciditetit të gjakut. Kjo, si përfundim, çon në një rrahje të çrregullt të zemrës… Me zemrën duke i rrahur me hope, Jezusi duhet ta ketë ditur që ishte në çastin e vdekjes.”
(Strobel, Çështja e Krishtit, faq. 202-203)

Kush u sigurua që Jezusi kishte vdekur?

Ungjijtë na tregojnë se ushtarët romakë u afruan te të tre të kryqëzuarit, me qëllim përshpejtimin e vdekjes së tyre. Prandaj ata u thyen kockat dy prej të kryqëzuarve (që ata të mos merrnin dot më frymë), por nuk i thyen kockat Jezusit, sepse dolën në përfundimin që ai kishte vdekur tashmë. Si ishin të sigurt ushtarët romakë për vdekjen? Ne e dimë që ata s’ishin ekspertë në fushën mjekësore. Vërtet që nuk ishin ekspertë në fushën mjekësore, por ishin ekspertë në vrasjen e njerëzve. Me siguri kanë pasur arsye të besojnë që Jezusi ishte i vdekur. Sipas ligjeve të kohës, nëse i kryqëzuari shpëtonte, atëherë jeta e ushtarëve vihej në rrezik.

Po sikur Jezusi të jetë larguar nga kryqi, pak përpara vdekjes?
Metherel, në intervistën e tij dhënë gazetarit Lee Strobel, ngre dyshimin që një Jezus i rrahur, i gjakosur, i dërrmuar dhe i poshtëruar, edhe nëse do të ishte larguar nga kryqi, do ta kishte të pamundur t’i bindte dishepujt e tij se ai ishte Mesia, hyjnia i ardhur në tokë për të shpëtuar njerëzimin. Askush nuk do të ndiqte një Mesi të tillë.
Argumenti i tretë na shpjegon arsyen se si dishepujt e Jezusit, nga frikacakë, u kthyen në guximtarë që tronditën botën me lajmin për Jezusin e ringjallur.

Ndriçoji të tjerët duke përhapur lajmin

Dëgjoni argumentin në format audio

ArgumentuesiJezui vdiq për shkak të kryqëzimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *