14 prova për ringjalljen e Jezu Krishtit (dhe 14 referenca)

ArgumentuesiMendime ShtesëLeave a Comment

easter_varri_bosh300x150

14 dëshmi/prova për ringjalljen e Jezu Krishtit – dhe 14 referenca

Nga Rob Bowman, nga webfaqja www.reclaimingthemind.com

Në këtë artikull, unë do të përmbledh, sa më shkurt të mundem, 14 dëshmi për historinë e ringjalljes së Jezus Krishtit. Përmbledhjet për secilën nga pikat janë relativisht të shkurtra dhe nuk trajtohen plotësisht. Këtu nuk pretendojmë t’i jemi përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë dyshuesit. Madje, nuk do thoshim se është një listë e pafundme provash, por do të thoshim se është një këndvështrim i thjeshtë i shumë nga fakteve që kontribuojnë në rastin historik të ringjalljes së Krishtit. Asnjë pikë të vetvete nuk është provë absolute që Jezusi u ringjall nga vdekja, por këto prova/dëshmi qëndrojnë së bashku (gjë që do të thotë se secila prej tyre i shton peshë qëllimit final) dhe integrative (që do të thotë se faktet e veçanta qëndrojnë së bashku, duke krijuar një të vërtetë të plotë).

Rezultati vërteton qartë se Jezuzi

(a) vdiq,

(b) u varros,

(c) u ringjall nga vdekja, dhe

(d) u shfaq i gjallë te shumë njerëz (1 Korintasve 15:3-8).

Në fund të këtij artikulli, gjendet një bibliografi me 14 libra, të cilat analizojnë në detaje çështjet e trajtuara në listën e 14 dëshmive/provave.

14 PROVA/DESHMI

1. EKZISTENCA E JEZUSIT.

Fakti që Jezusi ishte individ historik pohohet virtualisht nga të gjithë historianët; kjo mbështetet gjithashtu nga të krishterët e lashtë, hebrenjtë, dhe burimet pagane. Megjithatë, skeptikët modernë shpesh mendojnë se strategjia e tyre më e mirë për të mohuar provat e ringjalljes së tij është mohimi i vetë ekzistencës së tij.

2. VDEKJA E JEZUSIT.

Kundërshtimi më i njohur i besimeve jo-kristiane dhe heretike është mohimi i faktit që Jezusi vdiq në kryq (p.sh. ky është qëndrimi që mban feja islame). Gjithsesi, historianët e trajtojnë vdekjen e Jezusit përmes kryqëzimit si një urdhër të Ponc Pilatit si një fakt historik po aq të sigurt sa çdo fakt tjetër të antikitetit.

3. MESIA I KRYQEZUAR.

Kryqëzimi ishte vdekje e tmerrshme dhe e turpshme, saqë askujt në shekullin e parë s’do t’i kishte shkuar ndër mend të shpikte një histori për kryqëzimin e një njeriu si Shpëtimtari hyjnor dhe Mbreti i botës. Diçka ekstreme duhet të ketë ndodhur që i bëri njerëzit ta pranojnë këtë ide – pra ringjalljen e tij nga vdekja.

4. VARRI I JOZEFIT.

Të katërt ungjijt bien dakord që trupi i Jezusit u varros në varrin prej guri të Jozefit nga Arimatea, një anëtar i këshillit të lartë të hebrenjve (Sanhedrini). Nuk ka mundësi që ky të jetë një trillim i të krishterëve, sepse të krishterët fajësonin Sanhedrinin për rolin e tyre në ekzekutimin e Jezusit.

5. DESHMITARE GRA.

Të katërt ungjijt bien dakord se personat e parë që e gjetën varrin bosh ishin gra hebreje, përfshi këtu Maria Magdalenën. Ka pak mundësi që dikush të shpikë një histori të tillë, duke qenë se dëshmia e grave ishte më pak e rëndësishme se ajo e burrave, dhe duke qenë se Maria Magdalena njihet si një grua që më parë ishte poseduar nga një demon. Nëse historia e varrit bosh do të ishte trillim, pritej që Jozefi nga Arimatea, i cili është identifikuar si pronari i varrit dhe si një drejtues i respektuar, të ishte i pari që ta bënte këtë zbulim.

6. TEORITE E LASHTA.

Shpjegimet më të hershme për origjinën e besimit të ringjalljes (të përmendura tek Gjoni dhe Mateu) thonë se trupi është marrë nga varri – ai ose është lëvizur në një varr tjetër ose është vjedhur për të justifikuar ringjalljen. Këto shpjegime pranojnë tre fakte të rëndësishme: Jezusi vdiq; trupi i tij u varros në varrin e Jozefit; më vonë varri u gjet bosh.

7. VARRI RUHEJ.

Kritikët, në mënyrë rutinë e heqin historinë e Mateut për rojat e korruptuar, dhe thonë se ata i zuri gjumi, duke u dhënë kështu mundësi dishepujve ta merrnin trupin (Mateu 28:11-15). Por Mateu nuk kishte asnjë arsye për të sajuar historinë e korruptimit të rojave veçse të kundërshtonte historinë e rojave që i zuri gjumi (shiko vargun 15). Sidoqoftë, rojat ishin atje: trupi ishte një varr, varri ruhej nga rojat dhe trupi nuk ishte më atje.

8. HISTORITE E PAVARURA E PALIT DHE LUKES.

Lista e dëshmitarëve të ringjalljes që jep Pali tek 1Korintasve 15:5-7 përputhet me të dhënat që jep Luka në disa pika, por jo fjalë për fjalë. Eshtë e qartë se dëshmia e Lukës është e pavarur nga ajo e Palit. Për shembull, Pali e thërret Pjetrin me emrin e tij aramaik, “Cefa”, jo Simon ose Pjetër; ai flet për “të dymbëdhjetët”, Luka flet për “të njëmbëdhjetët”; Luka nuk e përmend shfaqjen te Jakobi apo te të pesëqindët. Për këtë arsye, mund të themi se Pali dhe Luka na japin dy dëshmi të pavarura të shfaqjeve të Krishtit të ringjallur që ata përmendin.

9. KLOPASI DHE PERSONI TJETER.

Luka jep emrin e njërit prej dy burrave gjatë rrugës për në Emaus, të cilët e panë Jezusin (Klopasi), por ai nuk jep emrin e personit tjetër. Nëse ai po sajonte emra, me siguri do kishte dhënë emrat e të dy personave. Fakti që ai identifikon vetëm emrin e njërit nga dy burrat shpjegohet më së miri nëse ai person, Klopasi, do ë ishte burimi i informacionit të Lukës. E thënë shkurt, ky fakt vërteton se dëshmia erdhi nga një dëshmitar okular.

10. Vëllai Jakob.

Edhe pse Luka nuk e përmend shfaqjen e ringjallur te Jakobi (vëllai i Zotit), e cila është përmendur nga Pali tek 1 Korintasit 6, Luka raporton se Jakobi ishte bërë drejtues i grupit të apostujve (shiko veçanërisht Veprat 15:13-21). Duke qenë se vëllezërit e Jezusit e kishin refuzuar atë gjatë kohës kur ai ishte gjallë (Gjoni 7:5), me siguri referenca e Palit për shfaqjet e Krishtit tek Jakobi bazohet në fakte.

11. DESHMIA E GJONIT, SI DESHMITAR OKULAR.

Autori i Ungjillit sipas Gjonit thekson qartë se ai ishte një dëshmitar okular i vdekjes së Jezusit, i varrit bosh dhe i shfaqjeve të Jezusit të ringjallur (Gjoni 19:32-35; 20:2-9; 21:7, 20-25). Ose ai i ka patur vërtet këto përvoja ose po gënjente; këtu referenca te legjendat apo mitet nuk mund të konsiderohen.

12. SKEPTICIZMI I LASHTE.

Luka raporton skepticizmin e dishepujve mëngjesin që varri u gjet bosh (Luka 24:22-24) dhe Gjoni raporton skepticizmin e Thomait për ringjalljen e Jezusit (Gjoni 20:24-26). Këto dëshmi (shiko gjithashtu Veprat 17:32; 1 Korintasve 15:12) tregojnë se perceptimi i njerëzve të lashtë si njerëz jo të zgjuar, të cilët do besonin çdo gjë që lidhej me mrekullitë, është një stereotip dhe paragjykim modern.

13. KTHIMI I PALIT NE BESIM.

Pali ishte një përndjekës famëkeq i të krishterëve të parë, përpara se ai të bëhej një apostul. Shpjegimi i tij, që Krishti iu shfaq dhe e thirri në besim dhe në shërbesën apostolike, është i vetmi shpjegim i besueshëm për këtë ndryshim 180 gradësh. Për më tepër, përvoja e Palit ishte krejtësisht e pavarur nga përvojat e apostujve të tjerë.

14. MISIONI I PALIT PER PAGANET.

Takimi i Palit me Jezusin e ringjallur solli jo thjesht faktin që ai e pranoi Jezusin si Mesian e hebrenjve. Përveç kësaj, ai ishte një farise i trajnuar dhe i zellshëm, i cili u përzgjodh nga Jezusi për t’u çuar lajmin e mirë të Mesias paganëve të parrethprerë. Fakti që Pali pranoi këtë thirrje kundër besimeve të tij të forta të mëparshme, e bën çdo ide për halucinacione apo iluzione të papranueshme.

14 REFERENCA

Do ishte e lehtë të listonim 14 libra të kushtuar veçanërisht ringjalljes së Jezusit. Lista e mëposhtme përfshin vetëm pesë libra të tillë. Unë besoj se forca e ringjalljes së Jezusit rritet ndjeshëm kur ajo vendoset në një kontekst më të gjerë të njohurive thelbësore për ekzistencën e Zotit, mrekullive, Biblës dhe specifikisht të Ungjijve dhe të Jezusit në kontekstin historik; për këtë arsye, kjo bibliografi përfshin libra që kontribuojnë në këtë njohuri.

1. Bauckham, Richard. Jesus and the Eyewitnesses: The Gospels as Eyewitness Testimony (Ungjilli si Dëshmi Okulare). Grand Rapids: Eerdmans, 2006.

Përparon në mënyra mjaft domethënëse në zbulimin e origjinës së dëshmive okulre tek Ungjijtë.

2. Blomberg, Craig. The Historical Reliability of John’s Gospel: Issues & Commentary. (Besueshmëria historike e Ungjillit të Gjonit: Çështje & Komente) Downers Grove, IL: InterVarsity Press, 2002.

Duke qenë se Gjoni është i vetmi shkrues i Ungjijve që pretendon se ka qenë dëshmitar ocular, një mbështetje e besueshmërisë historike të Ungjillit të tij është e rëndësishme për të mbështetur Ringjalljen.

3. Boa, Kenneth D., and Robert M. Bowman Jr. 20 Compelling Evidences that God Exists: Discover Why Believing in God Makes So Much Sense (Prova imponuese që vërtetojnë se Zoti ekziston: Zbuloni pse të besosh në Zot është kaq kuptimplotë). Colorado Springs: Cook, 2005.

Kapitujt 13-17 bëjnë një prezantim të thjeshtë dhe të kuptueshëm për ekzistencën e Jezusit, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Gjithsesi, edhe pjesa tjetër e librit ka lidhje me këtë gjë, duke qenë se kapitujt e tjerë përcaktojnë një kontekst për të besuar të vërtetën për Jezusin në kuadrin e përgjithshëm të ekzistencës së Zotit, besueshmërisë dhe frymëzimit të Biblës, dhe të fuqisë transformuese të mësazhit të Jezus Krishtit.

4. Burridge, Richard A. What Are the Gospels? A Comparison with Graeco-Roman Biography. SNTSMS 70. Cambridge: Cambridge University Press, 1992. 2nd ed., Grand Rapids: Eerdmans; Dearborn, MI: Dove Booksellers, 2004.

Kontribut i rëndësishëm në njohirtë ungjillore, duke marrë parasysh se Ungjijtë i përkasin zhanërit të bibliografive të lashta, dhe jo përrallave, legjendave apo miteve.

5. Chapman, David W. Ancient Jewish and Christian Perceptions of Crucifixion (Hebrenjtë e lashtë dhe perceptimet e krishtera të kryqëzimit). Grand Rapids: Baker Academic, 2010.

I gjithë subjekti i studimit plotëson Hengelin duke u përqendruar te sfondi hebre dhe tek kisha e hershme kristiane.

6. Copan, Paul, ed. Will the Real Jesus Please Stand Up? A Debate between William Lane Craig and John Dominic Crossan (A mund të ngrihet në këmbë Jezusi i vërtetë? Një debat mes Uilliam Lejn Kreig dhe Xhon Dominic Krosan). Moderated by William F. Buckley, Jr. With responses from Robert J. Miller, Craig L. Blomberg, Marcus Borg, and Ben Witherington III. Grand Rapids: Baker, 1998.

Një debat interesant i botuar mbi ringjalljen e Jezusit; Kreig dhe Krossan janë ndër mbrojtësit më të mirë të ideve të tyre.

7. Craig, William Lane. Assessing the New Testament Evidence for the Historicity of the Resurrection of Jesus (Vlerësim i provave të Dhiatës së Re për historinë e ringjalljes së Jezusit), Studime në Bibël dhe në krishtërimin e hershëm, Vol. 16. Lewiston, NY: Edwin Mellen Press, 1989.

Vazhdon të jetë një ndër studimet më të mirë të llojit të tij.

8. Eddy, Paul R., and Gregory A. Boyd. The Jesus Legend: A Case for the Historical Reliability of the Synoptic Jesus Tradition (Legjenda e Jezusit: Një nga rastet e besueshmërisë historike të traditës sinaptike të Jezusit). Grand Rapids: Baker Academic, 2007.

Një përgënjeshtrim i fuqishëm i teorisë së mitit të Jezusit dhe një mbrojtje e fortë e vlerave historike të Ungjijve sinaptikë, si burime informacioni rreth Jezusit historik.

9. Ehrman, Bart D. Did Jesus Exist? The Historical Argument for Jesus of Nazareth (A ka ekzistuar Jezusi? Argumenti historic për Jezusin e Nazaretit). New York: HarperOne, 2012.

Kujtdo që mendon se Jezusi nuk ka ekzistuar, thuajini të lexojë këtë kritikë agnostike të teorisë së mitit të Jezusit, dhe pastaj t’ju telefonojnë në mëngjes.

10. Habermas, Gary R., and Michael R. Licona. The Case for the Resurrection of Jesus (Rasti i ringjalljes së Jezusit). Grand Rapids: Kregel, 2004.

Dy studiuesit më të mëdhenj të ringjalljes kanë bashkëpunuar për të krijuar këtë mbrojtje solide për historinë e saj.

11. Hengel, Martin. Crucifixion in the Ancient World and the Folly of the Message of the Cross (Kryqëzimi në Botën e Lashtë dhe Marrëzia e Mesazhit të Kryqit). Philadelphia: Fortress Press, 1977.

Një studim i shkurtër, por relativisht informues, tregon se asnjë njeri i shëndoshë që jetonte në botën e lashtë mesjetare nuk do kishte sajuar kurrë historinë e një burri të kryqëzuar si figura qendrore e fesë së tyre. Përqendrohet shumë në perspektivën kulturore të paganëve greko-romanë.

12. Keener, Craig S. Miracles: The Credibility of the New Testament Accounts (Mrekullitë: Besueshmëria e Dëshmive të Dhiatës së Re). 2 Vols. Grand Rapids: Baker, 2011.

Një udhërrëfim mjaft i fuqishëm kundër supozimit të Hjumit, sipas të cilit mrekullitë janë aq të rralla në botën moderne sa që sigurisht nuk janë të besueshme.

13. Licona, Michael R. The Resurrection of Jesus: A New Historiographical Approach (Ringjallja e Jezusit: Një përqasje e re historiko-gjeografike). Downers Grove, IL: InterVarsity Press, 2010.

Njwëtezë diplome, e cila e sofistikon grupin e “fakteve minimale” për ringjalljen.

14. Quarles, Charles L., ed. Buried Hope or Risen Savior: The Search for the Jesus Tomb (Shpresa të varrosura apo Shpëtimtari i Ringjallur: Kërkimi për Varrin e Jezusit). Nashville: B&H Academic, 2008.

Ese mjaft të mira, të cilat refuzojnë hipotezën e “varrit familjar të Jezusit”, dhe gjatë këtij procesi ato japing prova mjaft të mira për ringjalljen e Jezusit.

Doni të merrni pjesë në konkursin tonë?

Përveç një teme interesante për diskutim, ju mund të fitoni edhe një iPad Mini, 2 Smartphone, libër përmes konkursit tonë. Rregjistrohuni përmes linkut të mëposhtëm për detajet!

Rregjistrohuni!
Argumentuesi14 prova për ringjalljen e Jezu Krishtit (dhe 14 referenca)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *